Nderohen martirët e 7 majit në qytetin e Gjakovës

Në mesin e shumë ditëve të rëndësishme në qytetin e Gjakovës, 7 maji ka një vlerë dhe rënëdësi të veçantë. Kjo për shkak se liria u kushtoi me jetë shumë qytetarëve të Gjakovës. Pikërisht sot u përkujtuan 26 martirët e vrarë më 7 maj, të cilët tashmë prehen përjetësisht në kodrën e Çabratit. Për të nderuar viktimat ishte edhe ministrja Arbërie Nagavci e cila mes lotësh tha se pothuajse asnjë familje në Gjakovë nuk  ka mbetur e pa dëmtuar nga lufta e fundit.

Si cdo vit tjetër, edhe sot pranë varreve qëndronin familjarët e tyre, të cilët ende i kujtojnë ata me mall dhe dhimbje duke kërkuar drejtësinë që po ju mohohet.

Për të mos e harruar asnjëherë kujtimin e tyre, në afërsi të Urës së Taliqit qëndron lapidari  kushtuar 26 martirëve, monument ky i rëndësishëm për familjarët por edhe gjithë Gjakovën.

Read Previous

Besohet se ka lidhje me Putinin, Italia sekuestron jahtin 700 milionë dollarësh

Read Next

Myftiu i Shqipërisë takon Papa Françeskun, i kërkon mbështetje për pavarësinë e Kosovës