Komuna e Gjakovës nderon me homazhe të rënët në Epopenë e Çabratit

Në 23 vjetorin e Epopesë së Çabratit komuna e Gjakovës organizoi homazhe të varrezat e dëshmorëve dhe varrezat e martirëve në kompleksin memorial në Çabrat.

Në këto homazhe të pranishëm ishin edhe ish ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Brigada 137 Gjakova ishte e vetmja brigadë urbane e krijuar nga ushtarët e UCK-së të cilët mission kishin mbrojtjen e civilëve të qytetit të Gjakovës.

Në luftërat frontale të  zhvilluara me 7, 8 dhe 9 maj në mes të ushtrisë clirimtare të Kosovës dhe ushtrisë serbe ranë dëshmorë dhe u vranë shumë civilë. Gjithashtu më 7 dhe 8 maj janë rrëmbyer dhe zhdukur shumë qytetarë të lagjes së Çabratit. Por në këto beteja humbje të mëdha pati edhe ushtria serbe. Ish komandanti i brigadës “137 Gjakova” Agron Kryeziu  tha se në këto ditë të shënuara përpos dhimbjes dhe kujtimeve, ndjehemi edhe krenarë.

Përfaqësues nga komuna e Gjakovës të cilët nderuan dëshmorët  dhe martirët me këtë rast thanë se epopeja e Çabratit është pjesa më e lavdishme e historisë sonë kombëtare.

Luftëtarë të Brigadës “137” Gjakova e qytetarë u bënë bashkë për të mbrojtur idealet kombëtare kundër armikut, asnjëherë më të guxishmë se këta djem e vajza që dhanë jetën për një ideal e që përherë do të mbeten simbol i qëndresës e sakrificës.

Read Previous

Moti për ditët e ardhshme në Gjakovë

Read Next

Në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” u mbajt koncerti “Evropa na bashkon”