“KALIGULA” me regji të Kushtrim Mehmetit u shfaq mbrëmë në teatrin e Gjakovës

Trupa e Teatrit të Gjakovës doli mbrëmë në skenë me shfaqjen “Kaligula”, e cila është një kryevepër e artit teatral nga shkrimtari i shquar francez, Albert Kamy, që është jetësuar ndër vite në teatrot më të njohura në gjithë botën, e kësaj here radha ishte për Teatrin “Hadi Shehu”. Kjo shfaqje u realizua me regjinë e Kushtrim Mehmetit.

Regjisori Mehmeti tha se trupa e teatrit të Gjakovës ishte ideale për inskenimin e kësaj shfaqje.

”Aktorët tanë i përgëzojë shumë pasi që dhe kanë arritur pritshmëritë e regjisorit për realizimin e kësaj shfaqje” u shpreh drejtori i teatrit Edi Kastrati, duke potencuar që është premiera e dytë për këtë vit e këtij teatri.

“KALIGULA”, përshkruhet si një perandor fisnik dhe i moderuar gjatë sundimit të tij, ku çdo gjë fokusohet në mizorinë, sadizmin, ekstravagancën dhe perversitetin seksual të tij, duke e paraqitur atë si një tiran të çmendur.

Read Previous

COVID-19 në Kosovë – 6 raste të reja pozitive

Read Next

8 Maji shënon Ditën Botërore të Kryqit të Kuq