Po kalojnë 23 vite e dhimbja mbetet e njëjtë për këta familjarë që data 10 maj u sjell kujtime të hidhura nga lufta e fundit. Ditët janë të njëjta për Elvanin që humbi bashkëshortin, të dy djemtë e shumë anëtarë të familjes së saj.
Mes lotësh kujtojnë më të dashurit e tyre, për fatin e të cilëve nuk kanë ditur edhe shumë kohë pas luftës.
Lirie Haraqia tregon për takimin e fundit me bashkëshortin dhe të tjerët, britmat e të cilëve kanë mbetur në kujtesën e saj edhe pas kaq shumë viteve.
Me datat 7, 8, 9 dhe 10 maj të vitit 1999 janë rrëmbyer, ekzekutuar e masakruar shumë qytetarë të komunës së Gjakovës.
Luftëtarë të Brigadës “137 Gjakova” e qytetarë u bën bashkë atëkohë në Betejën e Çabratit për të mbrojtur nderin, e njëri-tjetrin kundër armikut ushtarakisht më të armatosur por asnjëherë më të guxishmëm se këta djemë e vajza të komunës sonë.