Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimit të liderëve të Konferencës së Sigurisë të Mynihut ka folur për rëndësinë strategjike të bashkëpunimit transatlantik për garantimin e sigurisë energjetike.
Ky takim është duke u mbajtur në Washington D.C.
“Në ballafaqim me një prej krizave më serioze të kohës sonë, dilema kryesore mbetet se si mund të gjejmë zgjidhje të shpejta për krizën aktuale duke mos i rrezikuar qëllimet e tranzicionit energjetik e duke garantuar çmime të përballueshme për qytetarët”, ka thënë Osmani.
Tutje ajo ka shtuar se aleancat dhe partneriteti i ndërtuar mbi vlera të njëjta e qëllime të përbashkëta do të jenë vendimtare për të ardhmen energjetike të qëndrueshme, të përballueshme dhe gjithëpërfshirëse.