Një i vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 252 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.339 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.426 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.128 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 670 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.675.

Në total numri i rasteve aktive është 350.

May be an image of text

Read Previous

BE nga kjo datë pa maska në aeroporte dhe avionë

Read Next

Mbahen garat regjionale të ndihmës së parë