Të shumtë ishin familjarët të cilët erdhën sot për t’i kujtuar dëshmorët e fshtarave Ponoshec dhe Popoc. Pranë lapidarit u vendosen kurora me lule nga përfaqësues nga Kuvendi komunal i Gjakovës, përfaqësues të partive politike, miq e bashkëluftëtar.
Aq sa ndjejmë dhimbje ndjejmë edhe krenari thanë familjarët.
Disa fjalë në nderim dhe respektim të veprës së tyre i tha edhe përfaqësuesi i fshatit Ponoshec.
Me rastin e këtij përvjetori, homazhe u bënë edhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Popoc.
Të vështirë e ka të përshkruaj me fjalë dhimbjen që ndjenë për humbjen e 3 djemve të tij. Xhemajl Avdullahu, mes emocionesh rrëfen kohën kur la pas 3 djemtë e vdekur dhe 2 të tjerë të burgosur
Duhet t’i kujtojmë e të përulemi para atyre që jetën ia kushtuan atdheut, u tha mes tjerash në këtë rast.