· Ukraina “ka të ngjarë të ketë fituar betejën e Kharkiv”, qyteti i dytë më i madh i vendit, ka thënë Instituti për Studimin e Luftës. “Forcat ukrainase i penguan trupat ruse të rrethonin, e lëre më të merrnin Kharkivin, dhe më pas i dëbuan ato nga rrethi i qytetit, siç bënë me forcat ruse që përpiqeshin të merrnin Kievin,” tha grupi i ekspertëve me bazë në SHBA.
· Ukrainasit kanë zmbrapsur gjithashtu përpjekjet e shumta të rusëve për të kaluar një lumë të rëndësishëm strategjik në Donbas, duke shkaktuar humbje të mëdha në proces, sipas zyrtarëve lokalë dhe inteligjencës britanike.
· Rusia do të pezullojë furnizimin me energji elektrike në Finlandë nga ora 01:00 e së shtunës, tha furnizuesi, RAO Nordic, mes tensioneve në rritje mbi ofertën e Helsinkit për t’u bashkuar me NATO-n.
· Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia nuk do të mirëpriste as Suedinë dhe as Finlandën që të anëtarësohen në NATO.
· Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se “po zhvillohen negociata shumë të vështira” për evakuimin e të plagosurve rëndë dhe mjekëve nga uzina e çelikut Azovstal në Mariupol, të cilën forcat ruse vazhdojnë ta bombardojnë.
· Një ushtar rus është paraqitur në gjykatë i akuzuar për vrasjen e një njeriu të paarmatosur me biçikletë. Ky shënon gjyqin e parë për krimet e luftës në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit. Vadim Shysimarin, një komandant i divizionit të tankeve Kantemirovskaya, akuzohet për vrasjen me paramendim të një 62-vjeçari.
· Rajoni separatist i Gjeorgjisë, Osetia Jugore, do të mbajë një referendum për bashkimin me Rusinë më 17 korrik, njoftoi lideri i rajonit, Anatoly Bibilov.
Burimi: Guardian