Ashtu siç ishte planifikuar nga organizatorët, koncerti i Orkestres Kamertale te Shkolles së Muzikës Prenk Jakova në Gjakovë të mbajtur në Vjenë përfundoi me sukses. Performancat u mirëpritën jashtzakonisht mirë dhe audienca e pranishme në sallë i shijuan në maxsimum.
Të dëgjosh Bareshën në sallën Das Muth të Vjenës, ishte emocion i veçantë dhe përgjegjësi, shprehet profesori Kastriot Sada
Gjatë qëndrimit tonë në Vjenë, zhvilluam edhe tri takime në institucionet më të rëndësishme të muzikës dhe artit në përgjithësi.
Falë këtyre takimeve shkolla Prenk Jakova Gjakovë nxënësit, mësimdhënësit së shpejti do të kenë mundësi të reja të shkëmbimeve të përvojave. Kujtojmë se Inicues dhe zhvillues i ketij projekti ishte profesori Kastriot Sada dhe profesori Johannes. Ndërsa financiarisht aktivitetin e kanë ndihmuar komuna e Gjakovës, ambasada e Kosovës në Austri. Ndërkaq tv Syri ja dha mbështetjen e mjaftueshme mediale kësaj ngjarje kulturore.