Kjo është ferma e familjes Markaj në fshatin Korenicë të Gjakovës

Kjo është ferma e familjes Markaj në fshatin Korenicë të Gjakovës. Këtu mbahen 60 krerë gjedhe. Pronari i kësaj ferme Luan Markaj, u shpreh se zhvillimi i kësaj veprimtare ka vështirësit e veta.Përkujdesja e përkushtimi ndaj këtyre kafshëve janë parësore për këtë familje

Për të qenë një fermer i suksesshëm Luani tha se duhet ta duash punën të cilën e bënë.Pavarësishtë sfidave, sidomos në këtë kohë të vështirë ekonomike ai tha se nuk heq dorë dhe ushqimin për gjedhet e siguron vet

Gjithashtu, Markaj shpreson shumë për subvencionimin e Qeverisë këtë vit në bujqësi.

Në fund fermeri u shpreh se pavarësisht  puna të cilën e bënë është e mundimshme, është i kënaqur sepse ka mundësinë që të krijoj prodhime vendore, e në të njëtën kohë edhe cilësore.

Read Previous

Banorët e rrugës “Kruja” në fshatin Orize kërkojnë rregullimin e infrastrukturës

Read Next

Ermal Vejsa: Vjena vendi i duhur për studentët shqiptar