Në ditët e sotme, ushqimi është bërë një shqetësim i madh për shumë njerëz, për shkak të problemeve shëndetësore me të cilat përballen.
Produktet e përpunuara plot kimikate janë të dëmshme për shëndetin tonë. Kjo është edhe arsyeja që Hatmi Gashi ka vendosur që të kultivojë pemë e perime për nevojat e tij dhe të familjes në serrë, të cilën e punon me shumë dëshirë nga dalja në pension.
Ndonëse ekonomikisht nuk qëndron keq, Gashi thotë se e ka menduar këtë punë ta shëndrroj në biznes por që akoma po e mendon se a ja vlen investimi.
Serrat e Gashit ndodhen në tokat e bukura të fshatit Rogovë e që janë tejet pjellore e të lëverdishme për të mbjella.