Edhe pas 10 vitesh mund të dënohesh dhe kështu ka ndodhur me Tony Vairelles, ish-sulmuesin e kombëtares franceze, që ka luajtur me Lyon, Lens, Bordeaux e disa ekipe të tjera.
Gjykata e Nancy e ka dënuar me 5 vite burg, pasi akuzohej për një tentativë për vrasje me armë zjarri.
Ngjarja kishte ndodhur në një klub natë, ku edhe vëllezërit e tij e kanë pësuar për shkak se kishin plagosur tre roje sigurie. /abcnews.al