Ekipi i TV Syrit ka qëndruar në Shqipëri me ftesë të AGK-së dhe tripto Albania. Bashkë me shumë media të tjera janë njoftuar nga afër me kushtet që ofron këtë vit bregdeti shqiptar për kosovarët. Gjatë qëndrimit në Vlorë ekipet e televizioneve u pritën nga kryetari i bashkisë në Vlorë Dritan Lele i cili tha se kosovarët kanë për çfarë të zgjedhin Vlorën për pushime këtë vit.
Edhë në Durrës atmosfera ishte e njëjtë. Vendasit nuk hezituan të ftojnë kosovarët në bregdetin e Durrësit duke shtuar se kjo është shtëpia e tyre.
Sezona turistike në Shqipëri është hapur zyrtarisht dhe sic thanë zyrtarë të këtushëm çmimet do të jenë të volitshme për të gjithë turistët.