Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se boksierja Donjeta Sadiku ka siguruar medalje botërore në Kampionatin Botëror të Boksit që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Donjeta Sadiku ka mundur Wu Shih-yi të Taipeit në çerekfinalen e kategorisë -60 kg.
Sipas KOK, Sadiku do t’i sjellë medaljen e parë botërore Kosovës nga sporti i boksit për seniore.