Një copë e vogël e asteroidit që goditi Tokën 66 milionë vjet më parë mund të jetë gjetur e mbështjellë në qelibar – zbulim të cilin NASA e ka përshkruar si të jashtëzakonshëm, raportoi CNN-i të mërkurën.
Është një nga disa gjetjet në një vend unik në hapësirën Hell Creek në North Dakota, SHBA, që ka ruajtur mbetjet nga momenti i ngjarjes së madhe që i dha fund epokës së dinozaurëve – një pikë kthese në historinë e planetit.
Fosilet e zbuluara atje përfshijnë peshq që thithën copëza që shpërthyen gjatë goditjes, një breshkë dhe një këmbë që mund të ketë qenë e një dinozauri.
Zona në North Dakota është shtëpi e mijëra fosileve peshq që besohet se kanë mbetur aty pas goditjes së asteroidit.
Këmba që u gjet besohet të jetë e dinozaurit të llojit Thescelosaurus dhe studiuesit besojnë se mund të ketë ngordhur ditën e goditjes. /Koha.net/