Në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në fshatin “Shqiponjë” të Gjakovës, u bën homazhe me rastin e ditës së çlirimit.
I pranishëm për homazhe ishte kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i shoqëruar nga bashkëpunëtorët dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Të dy vlerësuan lartë sakrificën e mundin e të rënëve në Jabllanicë.
Për familjarët ndjenja e krenarisë dhe dhimjes janë të përziera në këto data të shënuara.
Shqiponja apo ish-Jabllanica njihet si vendii luftimeve të ashpra të UÇK-së me forcat serbe e që vuri themelet e lirisë së sotme.