Moderna shpërndan 100 milionë doza vaksine për SHBA deri në fund të marsit

Kompania farmaceutike Moderna është në rrugën e duhur për të shpërndarë 100 milionë doza të vaksinës COVID-19 në Shtetet e Bashkuara deri në fund të marsit, dhe 200 milionë doza të tjera deri në fund të qershorit, u njoftua sot nga selia e asaj kompanie

Moderna deri më tani ka siguruar 30 milionë doza për Shtetet e Bashkuara, shtohet në njoftim, i cili u transmetua nga NBC News.

Kjo vaksinë është aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për përdorim urgjent, si dhe nga organi rregullator shëndetësor i Bashkimit Evropian, Britania e Madhe dhe Kanada.

Dje, Moderna tha se do të përmirësonte vaksinën në mënyrë që të ishte më efektive kundër llojeve të reja të COVID-it. / Kosova Press

Read Previous

Shtëpia e dëmtuar e rrezikon familjen Amurllahu

Read Next

Edhe dy raste të reja me llojin e ri të koronavirusit në Slloveni