Edhe dy raste të reja me llojin e ri të koronavirusit në Slloveni

Corporal Mathias Jahn, member of the German armed forces Bundeswehr, fixes his glasses beside a mobile coronavirus test station in Gera, Germany, Wednesday, April 1, 2020. Journalists from The Associated Press around the world assessed how the countries where they are posted have weathered the pandemic — and where those countries stand on the cusp of year two of the contagion. (AP Photo/Jens Meyer)

Të paktën dy pacientë të spitalit të përgjithshëm në Jesenice në Slloveni u infektuan me një lloj të ri ngjitës britanik të koronavirusit, dy javë më parë, sipas ekzaminimit të gjashtë mostrave të rastit në këtë institucion mjekësor.

Spitali zgjodhi gjashtë mostra të rastësishme të pacientëve me COVID-19 të trajtuar në një nga pavijonet dy javë më parë kur kishin një numër të rritur të infeksioneve, në mënyrë që t’i testonte ata për llojin britanik, tha drejtoresha e spitalit Anja Jovanovic Kunstel sot për agjencinë e lajmeve STA.

Ajo deklaroi se testimi, i kryer nga Laboratori Kombëtar për Shëndetin, Mjedisin dhe Ushqimin, tregoi se dy pacientë, të cilët u konfirmuan se ishin infektuar me koronavirusin e ri më 11 dhe 12 Janar, kishin një lloj të ri të COVID-19.

“Ka shumë të ngjarë që të ketë më shumë infeksione me këtë lloj të ri në Slloveni,” tha Jovanovic Kunstel, duke shtuar se kjo nuk është një befasi duke marrë parasysh se varianti i ri po përhapet edhe në vendet e tjera.

Dy raste të reja të llojit britanik të konfirmuar në këtë spital nuk kanë të bëjnë me rastin e parë të konfirmuar zyrtarisht të llojit të ri COVID-19, në një shtetas nga Kosova, i cili arriti në vend nga Belgjika të shtunën me një test negativ për koronavirus, raporton STA .

Read Previous

Moderna shpërndan 100 milionë doza vaksine për SHBA deri në fund të marsit

Read Next

Ibra apo Lukaku? Ku është mbreti i Milanos