Në orët e para të ditës së enjte, më 19 maj, ka ndodhur një aksident në një autostradë perëndimore pranë Eugendorf të Austrisë, nga i cili janë lënduar disa persona.
Sipas mediave austriake, aksidenti ka ndodhur pak pas orës 03:00 në drejtim të Vjenës.
Sipas informacioneve fillestare, autobusi që shkonte nga Kosova është përplasur me një parmak prej betoni.
Siç kanë bërë të ditur autoritetet policore, autobusi ishte nisur nga Kosova për në Hanover të Gjermanisë. /Telegrafi/