Shtetet e G7 kanë rënë dakord t’i japin Ukrainës 18.4 miliardë dollarë në muajt e ardhshëm, derisa vazhdon pushtimi i Rusisë, sipas një draftdokumenti të siguruar nga Reuters.
Ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Kanadasë, Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë po zhvillojnë bisedime teksa Ukraina vazhdon të luftojë kundër forcave ruse.
“Në vitin 2022, ne i kemi përgatitur 18.4 miliardë dollarë mbështetje buxhetore”, thuhet në draftdokument.
“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës gjatë gjithë kësaj lufte edhe më gjerë, jemi të përgatitur të bëjmë edhe më shumë”, thuhet në drafdokument, shkruan CNN.
/KlanKosova/