“Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë, prezantuar nga ekipi holandez

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe një ekip nga Holanda kanë njoftuar sot për projektin e portit të ri në Durrës, nga i cili projekt pritet të ndërtohet edhe “Dry port” në Prishtinë.

Rama e ka quajtur kryevepër projektin e “Portit të Thatë” në Prishtinë, zgjatim ky i projektit të portit të ri në Durrës, ndikimi i së cilës pritet të ketë shtrirje në të gjithë rajonin.

“Zgjatimi i portit të thatë në Prishtinë është kryevepër”, u shpreh Rama.

Iniciativa për “Portin e Thatë” në Prishtinë është i pari që pritet të realizohet dhe këtu pritet të jenë investime milionëshe.

Ekipi nga Holanda, i prirë nga Eric Schmidt gjatë prezantimit të projektit theksuan se “Dry port” në Prishtinë është pjesë e një zinxhiri të tërë logjistik, ndërsa theksoi se ishte interesant fakti kur panë të gjithë ato mundësi të zgjerimit të projektit.

I pyetur nga Rama se projekti i portit të ri në Durrës “Port of Durrës – Porto Romano” – “The Gateway to the Western Ballkans” praktikisht do të jetë edhe i Prishtinës, Schmidt tha po.

Ekipi nga Holanda, i prirë nga Eric Schmidt

“Pra ju keni shtuar Prishtinën… shkëlqyer. Praktikisht, ky bëhet edhe port i Prishtinës”, tha Rama.

“Po”, u përgjigj Schmidt.

“…Por vet porti më vete është vetëm port.. por duhet konsideruar si një element i një zinxhiri të tërë logjistik….Këto ka mundësi të krijohet një port hyrëse në Ballkanin Perëndimor…”, tha Smichdt nga ekipi i Holandës.

“Saktësisht, ky ishte qëllimi….qysh prej fillimi e pamë që porti aktual ishte një rrëmujë e tërë, nuk kishte kapacitet për tu zhvilluar, nuk kishte lidhje”, tha Rama, duke shtuar se porti i ri do të ketë potencial, kapacitete dhe do të bëjë portë hyrëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/

Read Previous

12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Read Next

​Rreth 3 muaj pa pagë, mjekët dhe infermierët e angazhuar gjatë pandemisë “harrohen” nga shteti