Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete dje në rrugën ‘Remzi Ademi’ në Prizren.
I ndjeri kishte ardhur ditë më parë në pushime në Kosovë dhe jetonte i vetëm, pasi që familjarët i kishte në Angli, teksa ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan vdekjen e tij.
Në vendin e ngjarjes ka dalë krim-teknika dhe hetuesi i Mjekësisë Ligjore, ku trupi i pajetë i 62-vjeçarit u dërgua për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili rastin e ka cilësuar si ‘Vdekje e dyshimtë’./Sinjali/