Teknologjia pa dyshim ka ndryshuar jetën e gjithësecilit prej nesh. Paisjet dixhitale sigurisht që e kanë bërë jetën më të lehtë, më efikase dhe më të përshtatshme në një mori mënyrash por përdorimi i tepërt i teknologjisë dixhitale mund të shkaktojë më shumë dëm sesa dobi, kështu është shprehur psikologu Besart Gashi
Gashi apeloi që të kemi kujdes në përdorimin e teknologjisë duke u munduar që ti qëndrojmë sa më larg dhe që këtë kohë ta shfrytëzojmë më shumë në aktivitet tjera, sic janë të lexuarit dhe aktivitetet fizike.