Nën kërcënim të armës ia marrin një mijë euro dhe një telefon
Nën kërcënimin e armës është grabitur një shtetas i Turqisë në Pejë.
Personit me shtetësi të Turqisë i janë grabitur 1000 mijë euro dhe një telefon mobil. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.
“Viktima mashkull shtetas i Turqisë ka informuar se nga dy persona të pa njohur, nën kërcenin e armës i janë grabitur 1000 euro dhe një telefon mobil”, njofton policia./KosovaPress