Zyrtarisht është mbyllur thirrja për skemen e granteve 2022 të cilat ishin mundësi e mirë aplikimi për ndërmarrje, mikro, të vogla dhe të mesme”, në komunën e Gjakovës. Sipas drejtorit të drejtorisë për zhvillim ekonomik Ferdinand Kolaj bëhet e ditur se interesimi i aplikuesve ka qenë i kënaqshëm.
Grantet krahas bizneseve ekzistuese kanë qenë të hapura edhe për start Up biznese si një mundësi e mmirë për fillestarët.
Sipas drejtorit Kolaj, do të formohet një komision i cili do të shqyrtojë aplikacionet dhe së shpejti do të bëjë publike listën përfundimtare.
Ndërkaq monitorimi i bizneseve përfiuese do të bëhet gjatë dy viteve nga ana e zyrtarëve kompetent.