Bllokada e porteve të Ukrainës, Britania: Çmimet e ushqimeve do të vazhdojnë të rriten

Bllokada ruse e porteve kyçe në Detin e Zi ka bllokuar gjithashtu edhe eksportin e furnizimeve të grurit, sipas një raporti të Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan BBC.

Portet në Odessa janë bllokuar që nga fillimi i luftës dhe përpjekjet e Ukrainës për të eksportuar nga toka nuk ka gjasa të zëvendësojnë kapacitetin e humbur, thanë ata.

Situata ka ushtruar presion mbi çmimet globale të ushqimeve dhe ndërprerja e vazhdueshme e transportit tregtar pritet të rrisë më tej çmimin e shumë produkteve bazë, shtoi Ministria e Mbrojtjes.

Ukraina është një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë.

/abcnews.al

Read Previous

Dyfishohen aplikimet nga shqiptarët për azil në janar-shkurt 2022, Franca destinacioni më i preferuar

Read Next

Kurti: I tronditur nga sulmi në Teksas, mendjet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan