Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që luhen në muajin qershor, ato ndaj Islandës (6 qershor) dhe Izraelit (10 qershor). Pas këtyre dy sfidave, skuadra kuqezi do të luajë edhe një miqësore me Estoninë (13 qershor).
Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, ka zyrtarizuar edhe listën me emrat e 26 lojtarëve që janë ftuar për këto tre sfida.
Rikthehen pas dëmtimeve, mbrojtësi Kastriot Dermaku dhe mesfushori Nedim Bajrami, ndërkohë që trajneri italian i Kombëtares ka vendosur të ketë në listën e pritjes edhe 9 lojtarëve, duke qenë se kalendari është mjaft i ngjeshur dhe mund të ketë probleme fizike për shkak të ngarkesës. Në këtë listë janë Thomas Strakosha, Jon Mersinaj, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami, Albi Doka, Kevin Haveri, Enis Çokaj, Lindon Selahi dhe Ernest Muçi./A2news/