Një 17-vjeçare me prejardhje nga Kosova ka vdekur në Gjermani, pasi u godit nga vetura derisa ishte duke shkuar në shkollë.
Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarë të së ndjerës përmes rrjeteve sociale.
Daja i 17-vjeçares ka njoftuar përmes Facebook-ut se edhe një muaj ajo do të mbushte 18-vjeç.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet sot në varrezat e qytetit të Pejës.
/GazetaExpress/