· Zyrtarët në Ukrainën lindore thonë se bombardimet ruse ndaj Sievierodonetsk kanë qenë aq intensive sa nuk ka qenë e mundur të vlerësohen viktimat dhe dëmet. Besohet se luftimet po zhvillohen në rrugë dhe “e gjithë infrastruktura kritike” e qytetit është shkatërruar, sipas presidentit Volodymyr Zelensky.
· “Çlirimi” i rajonit të Donbasit është një “prioritet i pakushtëzuar” për Moskën, ndërsa territoret e tjera ukrainase duhet të vendosin vetë për të ardhmen e tyre, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, sipas një njoftimi nga ministria e jashtme e Rusisë.
· Bashkimi Europian nuk arriti të binte dakord për një embargo të naftës ruse gjatë bisedimeve të së dielës.
· Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, ngriti shqetësimet se uniteti i Bashkimit Europian për sanksionet e reja kundër Rusisë po “fillonte të shkërmoqet”. “Pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, ne pamë se çfarë mund të ndodhë kur Europa qëndron e bashkuar.
· Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka mohuar spekulimet se presidenti Vladimir Putin është i sëmurë. Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga transmetuesi francez TF1, Agence France-Presse citon kryediplomatin rus të ketë thënë: “Unë nuk mendoj se njerëzit e arsyeshëm mund të shohin te ky person shenja të një lloj sëmundjeje.”
/AnabelMedia/