​Kosova do t’i drejtojë dy komisione brenda Asamblesë Parlamentare të Evropës Juglindore në Athinë

Kosova do t’i drejtojë dy komisione brenda Asamblesë Parlamentare të Evropës Juglindore në Athinë, atë për Edukim, Hulumtim dhe Shkenca, si dhe Komisionin për Drejtësi dhe Siguri.

Këtë të mërkure deputetja e Lëvizjës Vetëvendosje Jeta Statovci së bashku me disa deputetë të tjerë të LVV’së, po marrin pjesë në Asamblenë Parlamentare të Evropës Juglindore në Parlamentin e Greqisë ku për vizitë atje është edhe krytari i kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca i cili do të ketë takime në nivel parlamentar.

Statovci ka thënë për KosovaPress se ajo sot ka përfaqësuar Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

SEECP është forumi i vetëm rajonal i bashkëpunimit që përfshin 13 vendet pjesëmarrëse në Evropën Juglindore. Pas Diskutimeve dhe konsensusit të ndërtuar në mes të shteteve pjesëmarrëse, do të kryesojë Komisionin për Edukim, Hulumtim dhe Shkencë, si dhe Komisionin për Drejtësi dhe Siguri” ka thënë Statovci.

Ndërkaq këtë të enjte, kryetarët e kuvendeve do të mbajnë fjalim para deputetëve të tyre. /KosovaPress/

Read Previous

2 qershori shpallet ditë zie kombëtare në Shqipëri në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani

Read Next

Shtohet edhe një kosto ekstra në çmimin e biletave të aeroplanit në Zvicër