Aktualisht jemi në ditët më të ftohta të vitit. Megjithatë, kjo nuk paraqet problem për nxënësit e komunës së Gjakovës, pasi që të gjitha shkollat janë të pajisura me sistem të ngrohjes, potencon drejtori i drejtorisë së arsimit në Gjakovë, Gjevalin Nikollbibaj.
Ndërsa sa i përket shkollave në fshatëra, gjashtë prej tyre janë ende me sistem të vjetër të ngrohjes, mirëpo ata janë mjaftueshëm të furnizuar me material të nevojshëm, gjatë gjithë kohës.
Drejtori i arsimit tutje theksoi se përveç ngrohjes, drejtoria kujdeset të plotësojë të gjitha kërkesat që i paraqiten, në mënyrë që procesi mësimor të zhvillohet si duhet.