Njësia e Task Forcës, Drejtoria e Policisë Kufitare në Lindje gjatë patrullimit ka ndaluar një furgon, i cili duke shfrytëzuar rrugët malore nga fshati Tanushë-Maqedoni e Veriut, duke kaluar përmes fshatin Mjak, ishte nisur në drejtim të Vitisë.
Automjeti edhe përkundër tentativës për t’iu shmangur patrullës policore, ai është ndaluar në fshatin Ramjan të Vitisë.
Gjatë kontrollit, Policia ka bërë të ditur se ka hasur në 800 kilogram (36 paketime), duhan të papërpunuar.
Rasti është duke u trajtuar nga zyrtarë policorë dhe në koordinim me prokurorin
kujdestar. Automjeti me mallin e ngarkuar do të dorëzohet në terminalin doganor tek Dogana e Kosovës.
/GazetaSinjali/