Në orët e para të ditës së djeshme u nda nga jeta në moshën 71 vjeçare, baba Mumin Lama, kryetar i komunitetit Bektashian të Republikës së Kosovës.
Kleriku Mumin Lama la botën materiale për t’u bashkuar me shpirtrat e pastër, duke lënë pas shembullin e devotshmërisë, përkushtimit në udhën e Haxhi Bektash Veliut.
Me nderime të larta fetare u bënë homazhe në ambientet e Teqes së Bektashinjve në Gjakovë, e të pranishëm në këtë varrim ishin figura të larta si Baba Mondi që e vlerësoi lart kontributin e Baba Mumin Lamës, Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, përfaqësues të partive politike si: Mimoza Kusari- Lila, kryetare e Alternativës, Arbërie Nagavci, kandidate për deputete nga radhët e LVV, Don Shan Zefi sekretar i ipeshkvive të Kosovës.
Baba Mumin Lama u lind në Gjakovë më 1 qershor 1949 kurse i mbylli sytë përgjithmonë me 26 janar 2021.