Pren Marku nga fshati Fshaj çdo herë kur vjen për pushime në vendlindje preferon që të relaksohet pranë brigjeve të lumit Drin. Pamja natyrore dhe freskia që të ofron ky vend thotë se është pasuri natyrore e komunës së Gjakovës. Por ajo që po i duket imazh aspak i mirë është dëmtimi i anësores së urës së Fshajtë, për të cilën i fton institucionet përgjegjëse që të interevenojnë.
Është bërë kohë e gjatë që kur kjo pjesë e anësores është dëmtuar.Sipas banorëve të kësaj zone këtu ka qarkullim të madh të veturave e pothuajse cdo ditë ndodhin aksidente dhe goditjet nga veturat kanë bërë që kjo pjesë e urës të dëmtohet.
Ne kemi pyetur edhe njësinë trafikut rajonal ku komandanti Albin Sahatqija ka thënë përmes telefonit për televizionin Syri se Njësia Rajonale e Drejtorisë së Policisë në Gjakovë për këtë problematikë dhe të tjera ka dërguar shkresa zyrtare në ministrinë e infrastrukturës për të intervenuar në rregullimin e anësores së urës, në rregullimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në mënyrë që të ngritet siguria rrugore.
Por deri më tani kapiten Sahatqioja thotë se nuk është marrë asnjë veprim.Lidhur më dëmtimin e urës ne këmi kërkuar një përgjigje nga Departamenti për Menaxhimin e Rrugëve pranë ministrisë së infrastrukturës.Për të ditur se a do të bëhet rregullimi I saj.Përmes emailit ne kemi pranuar këtë përgjigje nga drejtori i këtij dikasteri Malë Lokaj:
Sa i përket dëmtimit të anësores së Urës së Fshejtë si pasojë e goditjes aksidentale nga ngasësit në trafik, ju informoj se kjo pjesë e rrugës bashkë e gjysmën e regjinoit të Gjakovës momentalisht është pa operator ekonomik të mirëmbajtjes dhe në momentin e përzgjedhjes së tij, shumë shpejt do të bëhet eliminimi I kësaj parregullsie.
Theksojmë se ura e Fshejtë i përket rrugës rajonale Gjakovë-Prizren dhe mirëmbahet nga ministria e infrastrukturës. Po ashtu si monumentet I trashëgimisë kulturore është nën mbrojtje dhe menaxhim nga Qendra Regjionale e Trashëgimisë Kulturore përkatësisht ministria e kulturës rinisë dhe sportit. Andaj mbetet të shihet se kur do të bëhet përzgjedhja e opratorit ekonomik I cili do të bëjë rregullimin e pjesës së dëmtuar.