Rezultatet përfundimtare të vlerësimit për pozitat Sekretar të shkollave tashmë janë bërë publike. Në web faqen e Komunës së Gjakovës nga Kushtrim Brahimaj, menaxher i burimeve njerëzore bëhet e ditur se:
Kandidatët e vlerësuar me 60 për qind apo më shumë të pikëve totale të vlerësimit, konsiderohen kandidatë fitues. Andaj, pas përfundimit të vlerësimit nga Komisioni Përzgjedhjes është vendosur që në listën e kandidatëve të suksesshëm për këtë pozitë janë:
1.Luan Gjugja 71.8 Sekretar i SHFMU “Shaban Gola” në Lipovec
2.Valon Hoxha 69.9 Sekretar i SHFMU “Ahmet Rrustemi” në Bec
3. Gjekë Nikolla 62.8 Sekretar i SHML “Asllan Berisha” në Rogovë
4. Dugagjin Hasanaj 69.5 Sipas kërkesës së DKA-së
5. Dren Nixha 61.8 Sipas kërkesës së DKA-së
6. Agron Shala 61.1 Sipas kërkesës së DKA-së
Nga 8 kandidatët, Dugagjin Hasanaj meqë është renditur i treti në radhë sipas vlerësimeve nga testi me shkrim dhe intervista, rrjedhimisht ka të drejtën të zgjedh i treti, dhe e ka të pamundur të jetë Sekretar në SHFMU “Ahmet Rrustemi”, përmes kërkesës së tij numër 01-070/01-16928 dhe në përputhje me nenin 68 paragrafi 6 dhe nenin 69 paragrafi 2 të Ligjit numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, kërkon të mbetet në Listën e Pritjes derisa pozita e Sekretarit të Shkollës në vendlindjen e tij të jetë e lirë!
Kurse, Leonita Susuri Morina dhe Fahri Arifi nuk kanë arritur pikët maksimale për të fituar të drejtën e punësimit si sekretar në shkolla.