Më në fund mund të hapë një derë pa frikë pasi i preu thonjtë pas gati 30 vjetësh

Gruaja që kishte thonjtë më të gjatë në botë më në fund mund të hapë një derë pa frikë pasi i preu ato.

Ayanna Williams nga Houston theu rekordin botëror “Guinness” për thonjtë më të gjatë në botë në vitin 2017, kur ata arritën gjatësinë prej 5.7 metrash. Iu deshën më shumë se dy shishe ngjyrë dhe 20 orë punë për t’i rregulluar.

Para se t’i priste gjatë fundjavës, ajo mori një matje përfundimtare që rezultoi se ishin shtatë metra. Për atë manikyr u deshën tre deri në katër shishe manikyr gjatë disa ditësh.

“Me ose pa thonjtë e mi, unë do të jem akoma mbretëresha”, tha Williams, sipas Guinness. “Thonjtë e mi nuk më bëjnë mua, unë bëj thonjtë e mi!”, raporton cnn.

Ndryshe, Williams tha se planifikon t’i rrit sërish thonjtë ndërsa këto të fundit do t’i ekspozon në muze të Orlandos. 

Read Previous

Trashëgimia e Princeshës Diana edhe në një realizim muzikal

Read Next

Chelsea me një këmbë në gjysmëfinale