A do të vaksinohen kundër Covid-19 banorët e Gjakovës?

Gjatë kësaj jave pritet të nisë vaksinimi i qytetarëve kundër Covid-19 me vaksinat AstraZeneca dozat e para të të cilave kanë arritur mbrëmë në Kosovë. 24 mijë dozat e para të vaksinës janë të siguruara përmes programit Covax nga 100.800 doza do të marrë gjithsej Kosova nga ky program. Qytetarët e komunës së Gjakovës mendojnë se duhet marr vaksinën.

Vaksina është kundër virusit dhe bëjmë apel që të gjithë që kanë nevojë duhet ta marrin janë shprehur të tjerët.

Ndryshe nga të tjerët disa qytetarë thonë që nuk do e marrin këtë vaksinë sepse nuk besojnë në të.

Vaksinimi do të nis me personelin shëndetësor duke vazhduar më pas me grupet e qytetarëve të rrezikuar dhe të  moshuar.

Read Previous

Kanadezja u rrëzua pas një krize shëndetësore, e shpëtoi qeni i saj – reagimi i kafshës la pa fjalë të gjithë

Read Next

Gjakovë, 43 raste pozitive me Covid-19