Gjendja me pandeminë në nivel vendi është alarmante, ndërkohë janë duke u afruar edhe zgjedhjet lokale e me afrimin e tyre fillon edhe fushata zgjedhore. Sesa është mirë të mbahet fushata zgjedhore në situatën në të cilën ndodhemi ju ftoj ta ndiqni në vazhdim.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit është planifikuar të fillojë me 16 shtator. Ka të tillë që janë kategorikisht kundër për mbajtjen e një fushatë zgjedhore, në situatën në të cilën ndodhemi, pasi që konsiderojnë që rreziku për përhapjen e pandemisë mund të jetë edhe më i madh.
Asnjë nga partitë politike në Kosovë, akoma nuk ka parashtruar kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, lidhur më shkurtimin e periudhës se fushatës për zgjedhjet lokale. Pa ndodhur një gjë e tillë fushata pritet të mbahet si zakonisht, sipas ligjit për zgjedhjet parasheh fushatë 30 ditëshe për të gjitha partitë garuese.