A është i sigurt për konsum mishi në mishtoret e Gjakovës?

Konsumimi i mishit është pothuajse i përditshëm në vendin tonë. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i njerëzve nuk janë të sigurtë nëse mishi që shitet në mishtore, është i përshtatshëm për konsum.

Drejtori i inspektoratit në komunën e Gjakovës, Fazli Hoxha thekson se falë inspektimeve të shpeshta, mishi që shitet në mishtoret në komunën e Gjakovës, është plotësisht i sigurtë. “Në komunën tonë zbatohen të gjitha procedurat që janë të parapara me standardet evropiane për inspektim të mishit…”

Milot Bejtullahu potencon se inspektimet në thertoret në komunën e Gjakovës kryhen pothuajse në baza ditore, si dhe ndiqen një numër procedurash deri sa mishi të arrijë tek konsumatorët. “Therrja zakonisht kalon nëpër pesë faza dhe ne kujdesemi t’i përmbushim me përpikmëri ato, për të pasur cilësi të mishit…”

Në 4 thertoret që gjinden në komunën e Gjakovës gjatë 1 jave prehen afro 30 krerë gjedhe. Nga kjo sasi, shumë të rralla janë rastet kur kafshët  identifikohen me ndonjë sëmundje apo anomali, megjithatë kur një gjë e tillë ndodhë, atëherë ndërmirren të gjitha masat e nevojshme, tha ndër të tjera drejtori i inspektoratit në komunën e Gjakovës, Fazli Hoxha.

Read Previous

Ura në fshatin Rogovë rrezikon të shembet

Read Next

Procesi mësimor fillon me 18 janar