“KBI Virgjinia” quhej kombinati që bënte mbledhjen dhe përpunimin e duhanit. Për cilësinë e duhanit krenohej jo vetëm Gjakova e Kosova por nami i kishte dalë edhe përtej kufinjve. Mirëpo sot, ndërtesa e vjetër është “alarm” se tash këtu punët nuk po shkojnë mirë.
Aktualisht në “KBI Virgjinia” janë 19 punëtorë të cilët po ankohen se ndërmarrja pritet të dalë në likuidim dhe se shpejt sipas tyre do të mbesin pa punë. Enver Zeka referent financiar në ,,Virgjini” tha: “Ne po duam nga departamenti i likuidimit që të mbesim në punë sepse nëse likuidohet veq 3 ose 4 punëtorë mund të vazhdojnë punën.”
Punëtorët tjerë thanë se e kundërshtojnë privatizimin për shkak se ka disa dekada që janë të punësuar këtu dhe presin të pensionohen po këtu.
Ne kemi pyetur në zyrën për marrëdhënie me pubikun në agjensionin Kosovar të Privatizimit por të njëjtit edhe pas 4 ditëve nuk kanë kthyer përgjigje për këtë rast. Ndryshe deri para disa vitesh 80 punëtorë kanë marrë paga nga kjo ndërmarrje. Aktualisht 19 punëtorët e mbetur rrezikojnë të mbesin pa 200 eurot që marrin tash.
13 hektarë tokë janë në pronësi të këtij kombinati nga të cilat sigurohen pagat e punëtorëve.