A pritet të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike në vitin 2025?

Që nga 1 prilli i vitit 2025 nuk ka pasur ndyshim të tarifave, kështu ka thënë Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për RTV21. Sipas tyre herën e fundit kur janë trajtuar tarifat nga ZRRE, ishte në mars 2024 dhe sipas tyre ka pasur një zvogëlim të vogël të tarifave.

Mirëpo, se a do të ketë rritje të çmimit gjatë vitit 2025, ZRRE-ja e ka të vështirë ta parashikojë.

ZRRE-së është një proces që përfshin disa hapa, përfshirë aplikimin nga operatorët e licencuar për përshtatjet e rregullta vjetore të të hyrave të lejuara maksimale, analizën e aplikacioneve nga ZRRE, publikimin e raporteve për konsultim publik dhe, në fund, marrjen e vendimeve finale nga Bordi i ZRRE-së për hyrat dhe tarifat.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi, procesi i shqyrtimit të të hyrave dhe tarifave fillon në muajin dhjetor 2024 dhe përfundon në mars 2025. Ky proces përfshin disa hapa, përfshirë aplikimin nga operatorët e licencuar për përshtatjet e rregullta vjetore të të hyrave të lejuara maksimale, analizën e aplikacioneve nga ZRRE, publikimin e raporteve për konsultim publik dhe, në fund, marrjen e vendimeve finale nga Bordi i ZRRE-së për hyrat dhe tarifat. Për shkak të natyrës komplekse të këtij procesi, është e vështirë të parashikohet me saktësi se cilat do të jenë tarifat për vitin e ardhshëm, pasi ato varen nga faktorë të ndryshëm, përfshirë analizat e kostove. Prandaj, është e rëndësishme të pritet përfundimi i shqyrtimit për një pasqyrë më të qartë mbi tarifat e mundshme”, tha ZRRE./RTV21/21Media

Read Previous

Supremja hedh poshtë ankesën e VV-së

Read Next

Kombi i parë hyn zyrtarisht në vitin 2025