Abbott: Ky është sukses për demokracinë në Kosovë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka uruar presidenten, Vjosa Osmani, për postin e ri në krye të shtetit.

“Urime Vjosa Osmanit për zgjedhjen e saj si Presidente. Ky është një sukses për demokracinë dhe demokratët në Kosovë. Tani qeveria mund të vazhdojë me trajtimin e sfidave me të cilat përballet Kosova, duke filluar me pandeminë”, shkroi ai në Facebook.

Read Previous

PDK: Pazare të pista, Presidentja do t’i shërbejë vetëm Kurtit

Read Next

Çitaku: Hera dytë brenda 13 vitesh që zgjedhim një grua në krye të shtetit, është shenjë emancipimi