Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, këtë të mërkurë ka vizituar kampin Bondsteel, ku është takuar me ushtarakët britanik të cilët kanë qenë në Kosovë si pjesë e një stërvitjeje vjetore.
“Ata janë tani nën komandën e NATO-s të cilëve do t’u bashkohen edhe 200 ushtarë të tjerë nga Britania e Madhe në ditët në vijim”, ka shkruar Abbott në platformën sociale, X.
Në një kohë të vështirë dhe shqetësuese për shumë njerëz në Kosovë, diplomati britanik, është shprehur i kënaqur që Britania e Madhe vazhdon të japë një kontribut të fuqishëm në kuadër të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt.
/albanianpost/