Abdixhiku mbledh deputetët për të diskutuar për votimin ose jo të presidentit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbledhur deputetët e kësaj partie për të diskutuar lidhur me vendimin për zgjedhjen e presidentit.

Ky takim vjen pas atij të së hënës ku është mbledhur Kryesia e kësaj partie.

Në mbledhje pritet të marrin pjesë nënkryetarët e partisë dhe sekretari organizativ i LDK-së.

Pas takimit kryetari i LDK-së do të deklarohet për medie.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri të hënën kishte thënë se do të jenë konstruktiv sa i përket zgjedhjes së presidentit dhe se janë duke punuar që të dalin më një vendim unanim.

Read Previous

Trafikim me njerëz, vdekje e dyshimtë dhe plagoset një person në Vushtrri

Read Next

KDI: SHSKUK furnizohet me produkte me çmime dyfish më të larta, humbën rreth 60 mijë euro