Adidas paralajmëroi të martën se rritja e tarifave amerikane përfundimisht do të rrisë koston e produkteve të saj në tregun amerikan.
Në një njoftim për shtyp, CEO Bjorn Gulden tha se kompania tashmë ka minimizuar eksportet nga Kina në SHBA, por se politikat e reja tarifore po kanë një ndikim më të gjerë.
“Ajo që është edhe më keq për ne është rritja e përgjithshme e tarifave amerikane nga të gjitha vendet e tjera të origjinës,” tha Gulden, shkruan AA.
Ai vuri në dukje se Adidas aktualisht nuk mund të prodhojë shumicën e produkteve të saj në vend, që do të thotë se tarifat më të larta të importit ka të ngjarë të rezultojnë në rritje të kostove.
“Duke pasur parasysh pasigurinë rreth negociatave midis SHBA-së dhe vendeve të ndryshme eksportuese, ne nuk e dimë se cilat do të jenë tarifat përfundimtare,” shtoi ai.
Gulden tha se aktualisht është e pamundur të përcaktohet sasia e ndikimit ose të përcaktohet se si mund të ndikojë në kërkesën e konsumatorit. /AnadoluAgency/