Adoleshenti ndërton një robot për të zgjidhur Kubin e Rubikut

Një nxënës 13-vjeçar ka ndërtuar një robot që mund të zgjidhë një kub të Rubikut.

Ruarcc, nga Kolegji St Malachy në Belfast-in verior, së pari ndërmori hapa për të krijuar prototipe robotësh që zgjidhin enigmat në vitin e tij të dytë në shkollë, në moshën 12-vjeçare, përcjell Telegrafi.

Kjo u bë e mundur pasi shkolla lansoi qendrën e saj krijuese të teknologjisë dixhitale (CDTH) vitin e kaluar.

Mësuesja Clare McGrath komentoi se ajo “nuk besonte” se roboti i Ruarcc do të funksiononte në fillim.

Ruarcc i tha BBC News NI se ishte fillimisht ishte “zhgënjyese”, por ai punoi për ta përmirësuar atë.

“Tani që po funksionon, është me të vërtetë shpërblyese dhe ndihesh mirë”.

Ruarcc theksoi se ai tashmë ka vendosur synimet e tij për një karrierë të ardhshme në industrinë e IT, ndoshta si një inxhinier softuerësh. /Telegrafi/

Read Previous

Papa Françesku mesazh për të rinjtë e Shqipërisë në 10 vjetorin e vizitës në Tiranë

Read Next

Instagrami do t’i vendosë automatikisht adoleshentët në llogari private me kufizime të shtuara dhe kontrolle prindërore