Deri më tani janë numëruar 89.62 përqind e votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas KQZ-së, partia e parë është Lëvizja Vetëvendosje me 41.05 përqind apo 311 mijë e 782 vota.
Vendin e dytë e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 22.26 përqind apo 169 mijë e 91 vota.
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës, me 17.60 përqind apo 133 mijë e 644 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e partnerët e saj të koalicionit “Për Kosovën Fituese”, është e katërta me 7.57 përqind apo 57 mijë e 509 vota.