Agim Ademi: Asnjëherë nuk do të jap dorëheqje

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi sërish ka potencuar se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, pavarësisht presionit që ka muajt e fundit për zhvillimet e ndryshme në futbollin kosovar.

I ftuar në RTK, mbrëmë, Agim Ademi ka potencuar se nuk e ka ndërmend, as nuk do ta ketë, dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të FFK’së, përcjell GazetaBlic Sport.

“E kam thënë publikisht, po e them edhe tash. Asnjëherë Agim Ademi nuk jep dorëheqje, asnjëherë. Unë i bindem votës së delegatëve. Për media që shkruajnë e bëjnë sharje fyerje, ato janë diçka tjetër, por derisa të më votojnë unë do rri në FFK dhe derisa e shoh që kam çka të japë për futbollin e Kosovës”, tha ndër të tjera Agim Ademi. /GazetaBlic Sport

Read Previous

Shpërthim i ri pranë ambasadës izraelite në Danimarkë

Read Next

Kremlini thotë se Rusia do të emërojë një ambasador të ri në Shtetet e Bashkuara