Agim Rexhepi mban ligjeratë në gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë

Në gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë sot ishte për vizitë ambasadori i paqes njëherit kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, i cili mbajti një ligjëratë me nxënësit e kësaj vatre diturie. Ruajtja dhe avancimi i miqësisë Kosovë-SHBA kishte theks të veçantë në këtë takim.

Edhe drejtori i kësaj shkolle ndihet mjaft i lumtur sepse kjo ditë është shumë e rëndësishme për nxënësit. Njëherit është edhe falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Puna më e mirë është që këta të rinjë të ruajnë këtë miqësi të krijuar me shumë zell është thënë gjatë këtij takimi nga përfaqësuesit e shoqatës “Miqtë e Amerikës”.

Read Previous

Në Gjakovë, ndërtimet janë duke u bërë sipas procedurave ligjore

Read Next

“Roma in Action” shënon katër vjetorin e themelimit