Pasi që jemi në muajin e Ramazanit dhe për besimtarët musliman është obligim që të agjërojnë, një pyetje që bëhet shpesh është se a duhet të agjërojnë gratë shtatëzëna?
Sipas gjinekologut Blerand Pazhari një gjë e tillë nuk rekomandohet.
Ndërkaq një dilemë tjetër që i shqetëson nënat është se: A lejohet agjërimi për nënat gjidhënëse?
Sa i përket kësaj çështjeje Dr.Pazhari u shpreh se nënat gjidhënëse duhet të ushqehen mirë dhe në orare të caktuara
Gjithashtu profesionistët shëndetësorë apelojnë te gratë shtatëzëna dhe ato gjidhënëse që të ushqehen sa më shëndetshëm me vitamina dhe minerale.